30.07.2018

Fjala e kryeministrit Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 30 korrik 2018

Pa deshtë me hy në nene veç e veç, asnjë rezolutë e këtij Parlamenti nuk flet për dialogun final, për marrëveshjen ligjore obligative në mes dy shteteve. Flet për një proces të normalizimit, bazuar në ato që kanë ndodhur në atë kohë, pra në atë 19 Prill.
Çfarë keni bërë, merrni këto katër rezoluta, lexoni me kujdes, i shihni vet, nëse ju doni ta vlerësoni njërën prej këtyre që vlejnë për këtë fazën finale të dialogut është diçka tjetër, por lexoni mire e shihni po flasim për vitin.

E fundit është për vitin ‘12 e ne jemi sot në ‘18-tën. Në atë kohë procesi i normalizimit në mes Serbisë kanë qenë këto marrëveshje edhe është ky raport, sigurt e keni, analizoni mirë e shihni.

Sido që të jetë, çka dua të ju them sot juve deputetë të nderuar, unë po e shoh, e keni hapur debatin, por me gjasë jo te thelbi i debatit, por te plot elemente të caktuara që na e kanë zënë rrugën gjithë, na e ka zënë rrugën mosbesimi i njëri tjetrit, na e ka zënë rrugën mosbesimi në Thaçin ose tjetri, na e kanë zënë rrugën plot tema, gjithë neve, por ajo që dua me ju lutë si deputetë, mos e harroni këtë, një temë e vendit tuaj mund të shtrohet në tavolinat e vendimmarrjeve edhe pa kontributin tonë, edhe pa rolin tonë edhe mund të ecin do procese në mënyrat qysh kanë ecur në të kaluarën, e ne i kemi vuajtur pastaj qindra vjet ose kemi provuar që t’i sanojmë, por ka qenë vështirë.

Për këtë arsye, unë do t’ju them kështu. Ajo që ka bërë Parlamenti në të kaluarën nuk është për dialogun që vjen. Keni bërë sa keni bërë, kemi bërë sa kam qenë dikur deputetë me ju, merreni në dorë procesin e ardhshëm të dialogut si Parlament, ka mjaft kontribute, ka mjaft rezoluta deri sot.
Nuk ka parti në këtë Parlament që nuk e ka pasur një , një rezolutë, një propozim. Sikur të ishin të vlefshme ato të përparshmet, nuk di pse kishim bërë të reja, pra shihni është një proces tjetër.

Sugjerimi im është, uluni bashkë, merreni këto kontribute, është një edhe nga kryetari Veseli, është një edhe nga LDK-ja, PDK-ja, nga Vetëvendosja, nuk di kush nuk ka shkruar e nuk ka dhënë vendime, mendime, PSD-ja, Aleanca e të gjithë uluni e merreni e jepni ju vendimin për procesin, merreni procesin, me këtë. Kur po ju them me këtë, shikoni, mos mendoni se në këtë kohë mund t’i lajmë llogaritë me njëri tjetrin, llogaritë e brendshme politike tanë jetën vazhdojnë, por në këto tema të ndjeshme si kjo, analizojeni si ta nxjerrim temën në këtë kohë, ju kisha lutë keni kujdes, pra të gjithë vendimmarrësit qofshin ata niveli botëror, qofshin ata të kontinentit tonë, nëse e kanë paraparë një kohë të caktuar për temën tonë, në fund do t’ia japin një epilog kësaj teme, në fund të kohës së caktuar, edhe ne do të jetojmë atë epilog.

Nëse nuk e japim pjesën tonë, kontributin tonë, në duart e kujtdo që e leni, nëse e leni veç në duart të Qeverisë ose të institucioneve, do të jetoni me kontributin që e kanë dhënë institucionet ën këtë temë.

Nëse hyni edhe vet, merrni përgjegjësinë, do të jetojmë me kontributin që e kemi dhënë të gjithë.

Kjo është bindja ime nga informatat që kam dhe prej asaj se çka kaloj.

Duke qenë kështu nuk dua të ju mundoj tepër. Unë e shoh që sot po flasim për plotë elemente përbërëse të pozicionit të Kosovës. U fol këtu për Preshevën, për të drejtat e serbëve në Kosovë, për interesat e Serbisë, që provon me i ruajt dhe me i mbrojt në Kosovë në vazhdimësi, por janë edhe temat e dëmeve ekonomike nga e kaluara që i janë shkaktuar Kosovës nga e kaluara dhe, të gjitha këto, mos harroni ajo që po synohet për tu arrit, që do të kemi në tavolinë ndonjëherë, është një kontratë definitive mes dy vendeve, në të cilën do të inkorporohen këto elemente dhe nëse aty është paraparë se dëmet ekonomike ose borxhi ekonomik i Serbisë ndaj Kosovës është në një shifër, pastaj mund ta ndryshosh vetëm nëse e qon në gjykata ndërkombëtare, por do të jetosh me atë shifër, qofshin ato fondet e marra, qofshin asetet e kompanive tona, qofshin trashëgimia, çka do qoftë. Njëherë, kur ke numra, kur ke kontratë obligative ligjore ndërkombëtare, do të jetojmë me ata numra, pa fol për anët emocionale, për historinë, të drejtat dhe të gjitha ato.
Duke qenë kështu, nga ajo që shoh, ju kisha lut, keni një raport, vlerësojeni atë ë ka shkuar në mënyrën më korrekte reale, por jepni rekomandime si duhet të ndodhë, qoftë përmes kësaj rezolute të propozuar, të kyçeni të gjithë, se si duhet të ndodhë procesi i ardhshëm!
Nuk e kuptoj Parlamentin e sotëm, pse duhet të ketë më shumë frikë sesa parlamentet në të kaluarën, t’i japim drejtim proceseve të vendit.
Ashtu siç kanë vlerësuar në të kaluarën, të japim vlerësim dhe të ecim dhe me këtë e them se konstalacioni i përfaqësimit të Kosovës, kryetarit të Qeverisë nuk e mundësinë me e nxjerrë këtë temë dhe me u marrë vetëm me te. Do ta ndihmojë, aq sa mbërrin me dialogun teknik, Avni Arifi dhe kolegët e tjerë, të rinj e të reja të këtij vendi, janë pjesë e këtij procesi dhe e bëjnë me profesionalizëm, por, ta merrni pronësinë mbi këtë proces.
Nëse e bëni këtë, ju siguroj, në atë moment që Parlamenti e merr një vendim të vetin, e keni forcuar Kosovën, njërën nga ato cilëndo qoftë që na përfaqëson, e keni forcuar pozicionin e Kosovës në tema që kanë të bëjnë edhe me mirëqenien ekonomike. Pra, jo vetëm fatin politik e të drejtën tonë historike, atë çka jemi deklaruar, sepse ne dihet kush jemi, por ndihmoni atë për të cilën votuesit e juaj presin prej jush.

Kam ardhur sot, jo për të dhënë vizione të Qeverisë tek ju, por për t’iu ndihmuar në vizionin tuaj si Parlament kah doni dhe a doni t’i merrni përgjegjësitë në këtë proces.

Disa herë rresht në këtë foltore ua kam thënë, merrni përgjegjësitë në këtë proces, sa herë që kam ardhur këtu. Njëkohësisht, ju kam sjell një rezolutë njëherë, në pikën nëntë të së cilës gjithë të drejtat për këtë proces ia kam bartur Parlamentit. A ka qenë Bibël ose Kuran dhe s’ka pas kush të drejt të prekë në të? Sepse, zakonisht ashtu I merrni.

Faleminderit shumë.