06.09.2018

Fjala e kryeministrit në ceremoninë e 19-vjetorit të Ditës së Policisë së Kosovës

I nderuar president I Republikës së Kosovës shkëlqesia juaj z. Hashim Thaçi,

I nderuar ministër I brendshëm z. Bejtush Gashi,

I nderuar drejtor I policisë, z. Rashit Qalaj,

I nderuar drejtor I Agjencisë Kosovare të inteligjencës z. Shpend Magjuni,

I nderuar zëvendës komandant I KFOR-it,

Përfaqësues nga FSK

Shumë të respektuar delegacione të policive të vendeve mike,

Miq të policisë së Kosovës,

Ju faleminderit që na keni bërë me ardh sot në ditën e policisë së Kosovës,

Po ashtu përshëndetje për të gjithë ju miq e partner ndërkombëtarë ambasador

Dhe të gjithë ju të tjerët,

Pse kaq shpejtë menjëherë vetëm për miqtë, sepse vërtet policinë e Kosovës, pra këtë polici kaq të mirë, është e juaja është e të gjithë ju.

Në kohën 19 vite përpara, kur Kosovën e kanë ndihmuar krejt bota, pra OKB-ja krejt bota, çdo vend I botës. Në atë kohë ne në nisje ju kemi pasur afër të gjithëve edhe na keni ndihmuar në mënyrën më të mirë e që pas tragjedisë, pas luftës të cilën ndihmoj me ndalë tragjedinë NATO e prime nga Amerika, ndërtimin e jetës e kemi filluar në Kosovë ashtu siç tha presidenti e kemi filluar së bashku, pra kemi filluar me vendosë themelet e jetës tonë të re që të gjithë bashkë, edhe një themel I rëndësishëm I jetës tonë të re është policia që e kemi këtu, policia e Kosovës, një polici e re, një polici që është vërtet e juaja e të gjithë ju.

Ju siguroj që nëse ka një polici në botë që është kaq dashamirëse për policitë e tjera edhe për organizatat e tjera të policisë në vend ajo është e Kosovës se është krijuar me ndihmën e të gjithë ju.

Dua ti falënderoj jo vetëm ju delegacioneve të vendeve që jeni sot këtu, por qeveritë e juaja, ministrat e juaj të brendshëm, udhëheqësit e shteteve të juaja, popujt e juaj për përkrahjen që na keni dhënë.

19 vite janë sfidë për policinë tonë të nderuar kolegë policë të Kosovës, një respekt për ju, keni ra ju nëpër shumë sfida, edhe jeni përballë me shumë dilema, ju dhe familjet e juaja, mund të ju them se ju nuk keni dështuar, megjithëse në plot etapa të jetës tonë vendi jeta ju ka nxjerre para shumë sfidave, ju nuk jeni leshu, ju e keni mbajte vërtet nivelin e duhur, përgjegjësinë në punë ndaj ligjit ndaj qytetarit. Edhe Kosova po ju del zot, pra edhe Kosova nuk do të dështon ndaj jush, qeveria gjatë këtij viti që shkoj me kujdesin më të madhe I është përgjigj kërkesave të drejta të juaja buxhetore edhe të së drejtës në një pagë të dinjitetshme, ligji I ri I aprovuar që tani është në parlament e vlerëson policinë me pagë të dinjitetshme, pra e respekton policinë.

E tha presidenti, me të drejtë se janë disa sfida shumë të rëndësishme edhe me peshë në vend, pozita e femrës, besoj që të gjithë ne jemi familjarë edhe e ndjejmë këtë detyrë, foli drejtori për sfidat që I kemi në rend dhe ligj që janë të shumta, që nga komunikacioni, pastaj tek narkotikët, te llojet e ndryshme të krimit, kërcënimeve, shantazheve, edhe te shumë tema tjera.

Por, diçka duhet të ju theme si Kosovë ne çdo ditë që kalon jemi më të zotë me e kry punën tonë pra në rend dhe ligj në vend, nuk ka ditë, sot jemi më të zotë se dje, më të aftë se dje, nesër do të jemi më të aftë se sot, e çdo ditë kështu me i kry detyrat tona. Ne e ndihmojmë botën, për një botë më të mirë, një botë më të qetë dhe më të sigurte, duke bërë një Kosovë më të qetë, më të mirë, më të sigurte, për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, për të gjithë ata që vijnë në Kosovë, dhe ju siguroj që këtu do të jemi bashkë, edhe jam i sigurt që do të shënojmë progres.

Ne, ju thash që në fillim na keni ndihmuar dhe na kanë ndihmu plot miq, edhe ne dëshirojmë me jua kthy ndihmën, pra dëshirojmë ta ndihmojmë botën, jo vetëm duke e mbrojtur Kosovën nga krimi që është nacional, e nga ai trans nacional, por është duke ju ndihmu veq e veq secilit partnerë që të jemi bashkë në luftimin e krimit trans nacional, të rreziqeve dhe terrorizmit, ju siguroj se kërkesa e Kosovës me u anëtarësu në Interpol e ka një motiv shumë të qeltë, dëshirojmë me qenë bashkë me ju, me të gjithë popujt e lirë, me të gjitha vendet e lira, me të gjithë ju institucione të rendit dhe të ligjit në botë që bashkë edhe ne të ndihmojmë, nëse Kosova anëtarësohet në Interpol këtë vite, kush humb ?, a e dini kush humbë ?, vetëm krimi trans nacional, nuk do të humbë dikush tjetër, është gabim për Republikën e Serbisë, me mbajte pozicion kundër që Kosova të jetë anëtare e Interpolit, është gabim, sepse ne jemi fqinjë jetojmë afër, do ta shfrytëzonë krimi trans nacional, pikërisht këtë mungesë, është gabim për krejt vendet e botës, që mos me e ftu Kosovën, me e ndihmu që sa ma shpejtë me u bë anëtare e Interpolit, në mënyrë që të jemi komplet, pra aplikimi ynë, detyra ynë, pra anëtare e Interpolit, është dëshira dhe e drejta jonë që jo vetëm të ndihmojmë në luftimin e krimit trans nacional në vendin tonë, por të mundemi me u kthy partnerë për gjithë.

Ju ftojë, dhe ju përgëzojë së pari për krejt punën që është bërë deri tash, por ju ftojë që të jemi bashkë që të gjithëve që të jemi anëtarë të Interpolit, të jemi anëtarë të familjes së policive të botës, të luftojmë krimin, të ndihmojmë pra në luftimin e krimit trans nacional që na rrezikon të gjithëve.

Kthehem aty ku e fillova të dashure policë, police, të dashure familjarë të policëve, ju falënderoj për shërbimin e juaj, ndaj atdheut tuaj gjithë këto vite, ju falënderoj për mos lëkundjen e besimit të juaj dhe besimin e juaj në rend dhe ligj, ju siguroj që do të jemi me ju.

Ju faleminderit, urime !