29.05.2018

Fjala e kryeministrit Ramush Haradinaj në Akademinë përkujtimore kushtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Prishtinë, 29 maj 2018

I nderuar kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli,
Të nderuar familje të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj,
E nderuar zonjë e Ragipit,
Bashkëluftëtarë,
Të gjithë ju prezent që e bashkë ndjeni me të rënët për liri, me luftëtarët e lirisë,
Të nderuar kryetarë të komunave z.Bekim Jashari, si dhe z. Ramiz Lladrovci, Xhavit Jashari, kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, i nderuar Faik Shurdha nga shoqatës së invalidëve, i nderuar Hysni Gucati i veteranëve, i nderuar profesor Nysret Pllana, ambasador Minxhozi, gjeneral të nderuar, Zeqë, mirë se ju gjej, ministër Kujtim dhe të gjithë ju prezent.

Është shumë me rëndësi tradita e nderimit të atyre që kanë bërë për lirinë. Kanë kaluar 20 vjet, ndoshta nuk është freskia e dhimbjes, sepse kanë kaluar dy dekada, por mos të harrojmë se është me rëndësi mos me humbë rezultatin e sakrificës, ne duhet të vazhdojmë t’i nderojmë. Nëse e harrojmë rrugën tonë e sakrificën tonë, e rrezikojmë rezultatin e rrezikojmë të arriturën dhe rrezikojmë me na u përsëritë dhimbja.
Ne sot po bëjmë një punë të mirë dhe afatgjatë duke i nderuar dy luftëtarë që e meritojnë.

Unë për Rasim Kiçinën kam dëgjuar gjatë luftës në Dukagjin, për emrin e tij dhe kush është ky luftëtar dhe jam i bindur që Ragipi ka qenë në krah të Rasimit dhe nuk është rastësi që kanë rënë në ditët e fundit të ardhjes së lirisë. Edhe jam thellë i bindur që këta që nga dita e parë e luftës kanë qenë luftëtarë të vendosur, dhe luftëtari që e ka pasur këtë fat, fatin e flijimit, është dëshmi se e ka ditur rrugëtimin deri në liri.

Zona e Operative e Drenicës ka qenë epiqendër e luftës për liri, duke i rënë barrë e madhe, por i ka rënë barrë me mbajt edhe flamurin e lirisë, flamurin që e vendosi Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe familja legjendare e jona e shqiptarëve, Familja Jashari dhe Adem Jashari.

Tani imagjinojeni, njësia që e ka bartë emrin e komandantit legjendar Adem Jashari 11, nuk është shumë e thjeshtë kjo, për ata që kanë qenë pjesë e lirisë e rrugëtimit të lirisë, e dinë çka ka deshtë me thënë emir i komandantit, edhe ai emër i ka obliguar në liri.

Ne sot në kohën e lirisë sonë ashtu si e tha kryetari i kuvendit, shikoni jemi të vetëdijshëm për rrugëtimin tonë për rrugën tonë deri këtu, jemi të vetëdijshëm që borxhi ndaj familjeve të dëshmorëve është i përjetshëm, ndaj kategorive të lirisë është i përjetshëm, po ashtu jemi të vetëdijshëm se ne duhet ta kurorëzojmë këtë rrugëtim tonin me lirinë e plotë, me sovranitetin e plotë, me shtetin e plotë të Kosovës, pra të përmbyllim si shtet.
Duhet të themi diçka, nuk e tradhtojmë idealin tonë të lirisë e idealin kombëtar, e shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Pra, ne nuk i tradhtojmë kosovarët ose të tjerët duke e forcuar Kosovën, në fakt e forcojmë shqiptarinë kudo që është, e kushdo qoftë ai, se një pjesë e atdheut të fortë, atdheu më i fortë, ne i gëzohemi sukseseve të Shqipërisë, vërtetë i gëzohemi hapjes së negociatave dhe tani dhe çdo suksesi tjetër, njëkohësisht ne e gëzojmë Shqipërinë me rezultatet që i arrijmë si Kosovë, kjo është logjika jonë. Mua më ka rastis me qenë kryetar Qeverie, në kuadër të privilegjeve të këtij funksioni, e marr si privilegj të madh, pra që sot edhe kjo akademi është në patronatin e kryetarit të Qeverisë, por më shume ndihem bashkëluftëtarë sot, si bashkëluftëtar nuk është ndonjë dekoratë, por nga një shenjë e vogël e familjeve, vëllai i Rasimit e mbash me shëndet!

Faleminderit.