15.05.2018

Fjala e kryeministrit Ramush Haradinaj në Akademinë përkujtimorë kushtuar heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala Tiranë

9 maj 2019

E nderuar familje Konushevci, baca Halil, zonjë e nderuar e Ilirit, vajzë, të gjithë ju familjarë, vëllezërit po ashtu Saimiri, Artani, familje e nderuar Mala, djali i Hazirit me pjesëtarët e tjerë të familjes, bashkëluftëtarë të gjallë, i nderuar komandant i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i nderuar Latif Gashi, të gjithë ju bashkëluftëtarë të Zones së Llapit, të nderuar shoqata të dala nga lufta Bislim Gucati, Xhavit Jashari, Zenel Brahimaj, i nderuar ministër i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Bejtush Gashi, ambasador Sylë Ukshini, të gjithë prezent të nderuar.

E shoh plotë oficer të forcës sonë, shoh intelektual, shoh njerëz të respektuar, që sot jemi së bashku, pra në nderim edhe në respekt të rënies të dy figurave, shumë domethënëse të luftës tonë për liri, të luftës së fundit të shqiptarëve për liri, të luftës së UÇK-së.

Fakti se mblidhemi në Tiranë në një akademi për të përkujtuar Ilir Konushevcin e Hazir Malën, na tregon se bëhet fjalë për një situatë të veçantë, për një rrethanë të veçantë, për njerëz të veçantë. Nuk janë të vetmit këta dy luftëtarë shqiptarë andej e këndej kufirit që kanë qenë dhe kanë luftuar bashkë, por është rënia e tyre, një rënie e veçantë, pra ata ranë duke afruar luftën aty ku ndodhte.

Kush është Iliri Konushevci për ata që dëshirojnë të dëgjojnë për të, e para bëhet fjalë për një djalë të ri shqiptar, i cili vizionin për liri nuk e kishte kopje të askujt, por të vetën, të familjes dhe e kishte të thellë, jo sipërfaqësor. Ky vizion për liri buronte nga ai, e kishte kultivuar dhe ndërtuar deri në veprime që na qojnë te liria. Dikush që lirinë e ka ndjerë, e ka pasur në vete, e ka përcaktuar si qëllim të tij, por jo vetëm kaq, ai vetë ishte krijues i shumë veprimeve deri te liria, veprimeve qofshin për t’i ideuar së pari, por pastaj edhe planifikim dhe zbatim.

Vetë jam dëshmitar se Iliri përpos vizionit të lirisë, përcaktimit për liri i gjithë rrugës tonë deri te liria, rrugë e përpjekjeve dhe veprimeve luftarake, e organizimeve luftarake, politike, e njerëzore, dhe njëkohësisht zbatim. Pjesa e zbatimit ishte jo e lehtë, për shkak se për t’u bërë bashkë të gjitha këto komponente deri te liria, pra komponenten e vet qëllimit njëherë po shkojmë kah liria kundër pushtuesit tone po i mobilizojmë njerëzit, po i japim drejtimin përmes veprimeve konkrete luftarake po i sigurojmë resurset, po i bartim ato resurse teknike, ato mjete deri te ata që janë në zbatim, po ju ndihmojmë atyre në zbatim, po e rikthejmë, po e rifillojmë, po e vazhdojmë pra nuk ishte projekt i thjeshtë, ndoshta më së paku ishte frika nga vdekja, edhe elementi i fundit ndoshta që dikush e ka parasysh në ato rrethana është frika se çka po të gjejë, por përballja me atë se a po ka suksese puna, a po mbërrin në të gjitha këto komponentë të lirisë me i bërë bashkë me i drejtu, me ju dhanë efektin e pritur në teren, ky ka qenë preokupimi i Ilirit, edhe në këtë punë ka qenë ai, edhe këtë mund ta dëshmon secili luftëtarë i UÇK-së, i orëve të para gjatë luftës për të.

Ajo që kam hetuar te ai një guxim për të mos parë pamje të pjesshme, por të sheh totalin dhe të mos e lejojë vetën që të bëhet pjesë e organizimeve më të ngushta, unë mendoj se ai gjithmonë ka qëndruar mbi totalin e asaj kush ishim ne si UÇK, luftimet në Kosovë kanë ndodhë me dinamika të ndryshme, në një kohë të një dinamike shumë të madhe të luftës në Dukagjin, pra të hapjes frontale të luftës, një ekspansioni shumë të madh, do të thotë kur mbyllej dita sot, nuk guxoje me të zënë mëngjesi i nesërm, por nëse zona e lire ka mbërri deri këtu, e të nesërmen ke qenë ende këtu ke qenë në humbje, e nesërmja kërkon një pozicion të ri, çdo lëvizje në zgjerim të zonës kërkonte teknikë, edhe kjo ishte në shumëfishim, pra nëse në ditët e para u kërkuar një numër i caktuar ose një sasi e caktuar e teknikës për luftë, çdo ditë ajo rritej edhe shumëfishohej, edhe me të vërtetë shumëfishohej operacioni, pra bëhej e pamundshme që në ato parametrat të pare qysh kemi qenë ne të organizuar për të mundur me vazhduar, Iliri ka mbërri deri në ditën e rënies së vet, Iliri ka mbërri që ne mos me dështu në teren, edhe ndoshta nuk është e tepërt me thënë ai ishte direkt i lidhur me zonën e Dukagjinit me zgjerimin e luftës në zonën e Dukagjinit, deri në ditën e rënies ne asnjë pengesë nuk e kemi pasur që të mos mundemi pra të nesërmen me i qitë ato pozicione që i kemi vlerësuar të nevojshme sepse çdo gjë e nevojshme për ato pozicione të reja ka ekzistuar, edhe ka funksionuar.

Unë e kam taku edhe doktorin, Hazirin, po e shoh edhe djalin këtu, e mbaj mend kam qenë edhe në banesë të tyre me Ilirin në Bajram Curr, edhe familjen në atë kohë, tash shikoni Haziri nuk është vetëm një djalë që nga emocionet iu bashkua UÇK-së, por ishte një intelektual, një djalë i një familje intelektuale, megjithatë ishte dikush që i kuptonin krejt dimensionet e asaj çka po ndodhte në atë kohë, pra nuk ishte rastësi, ne kishim edhe kushëri të Ardian Krasniqit, familjen Krasniqi në Bajram Curr, por Familja e Haziri Malës dhe vetë Haziri ishte bazë e fuqishme, e respektuar për UÇK-në. Nuk ka mision më të mirë, nuk ka qëllim më të drejtë dhe vlerë më sublime sesa ecja deri në liri për popullin tënd, për fëmijët, nënat, pleqtë, për të gjithë ata që ishin të pambrojtur në Kosovë, për të gjithë ata që edhe bota më e civilizuar u detyrua të lëviz.

Iliri, pra në maj ra heroikisht, në maj të vitit 98, në vitin tjetër pas kësaj rënie u detyrua bota me lëvizë, pra nuk ka mision më të avancuar, nuk ka qëllim më të drejtë, nuk di çka është vlera më e madhe se sa dikush që rrugëton deri në lirinë e fëmijëve, të grave, të pleqve, të atyre që ishin të pambrojtur, të popullit vet, edhe flijimin në këtë rrugë, shikoni është i ditur, është k pranuar, për këtë thuhet se jemi krenarë, arsyeja pse mendohet në krenari, kurrkush nuk e mohon dhimbjen, mungesën e të dashurit, mungesën e njeriut që ka qenë gjithçka, por flijimi në këtë rrugë shpjegohet pra si për shkak të qëllimit, për shkak të peshës të këtij qëllimi, për shkak të vlerës së këtij qëllimi, e vërteta është se nëse shkojmë sot në Mehe, ose shkojmë në Krushë, ose shkojmë në Obri, ose në Studime, ose diku tjetër, edhe shohim varre të fëmijëve, në Mehe varret tona janë me kryq e janë pa kryq, janë burra e gra, janë fëmijë, edhe janë të moshuar shqiptarë, të gjithë të pambrojtur, kur e shohim pra këtë atëherë e kuptojmë se kjo rënie e ka lavdinë e vet, e ka krenarinë e vet, edhe breza e breza shqiptarët do ta kenë nderin, do ta kenë ballin, do ta kenë krenarinë e vet, angazhimi i NATO-s e gjithë bota e civilizuar u angazhua të veprojë në rrugën në të cilën ishte Iliri e Haziri.

Ne nuk habitemi fare, ata që e kuptojnë dhe e ndjejnë veten pjesëtarë të kombit vetë, nuk habitemi asnjëherë për rolin e Shqipërisë, nuk habitemi për rolin e vëllezërve dhe motrave tanë shqiptarë në Shqipëri, jo vetëm për Hazirin, Endrit Cara, ose tjerë, por nuk habitemi për askënd as për vëllezërit tonë në diasporë, është e kuptueshme pra se ishte luftë për lirinë e njerëzve të kombit tone. Duke e shprehë respektin për Ilirin, për Mërgimin, për Hazir Malën, për të gjithë të rënët për liri, njëkohësisht ju them rruga jonë deri në rrugën tonë deri në lirinë e plotë nuk është e lehtë, nuk ka qenë as atëherë e thjeshtë, edhe atëherë ka pasur mjegull, do të ketë mjegull edhe tash e në të ardhmen, por në momentet kyçe do të vërtetohet se kush sa ka bërë në rrugën e plotë të lirisë. Kontributi në rrugën për liri nuk do t’i humb askujt kurrë, të tjerët do t’i harroj edhe historia edhe koha.

Pse po e them këtë, Evropa tani duhet t’i hap negociatat për Shqipërinë, ndërsa popullit të Kosovës duhet t’i jap liberalizimin e vizave.

Si ka mundësi Evropa të jetë e lirë nëse një popull më i vjetri në këtë kontinent, shqiptarët, nuk është i lirë? Është e pamundshme Evropa të konstatojë se është e lire, jeton në liri, ka liri, nëse populli që është më i vjetri në këtë kontinent nuk është i lirë, njërit nuk i jepet mundësia e lirisë, ose i vonohet, ose i ka shkuar kohë e gjatë, që negociatat me i dhanë status të barabartë e të lire në familjen e popujve, tjetrit të Kosovës i vonohet e drejta me lëvizë i lirshëm në territorin e vet në këtë rast në Evropë, duke qenë kështu ne do të punojmë pra, edhe ju them këtë si pjesshëm, për ato vlera që dikur kanë vdekur më të mirët tanë, për ato vlera që i kemi interes jetikë, për ato interesa që janë strategjike për shqiptarët, jemi në punë, jo çdo ditë rezultatet e punës do ti raportojmë, por do ti raporton koha edhe momentet kyçe të rezultateve.

Faleminderit, nderim i përjetshëm për heronjtë!