30.07.2018

Fjala e plotë e Kryeministrit Haradinaj në ceremoninë mortore në nderim të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi

Prishtinë, 28 korrik 2018

Baca Adem Demaçi ishte patriot.

Ishte si të tjerët por i veçantë në veprën e tij, i brezit të vet, por i vetmi.

Kur të tjerët u ndalën Bac Ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan me të drejtat e pjesshme, ty të mundonte padrejtësia e pjesshme. Ti ishe i vetëm për të drejtën e plotë. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, Ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti ishe për liri dhe të drejta të plota.

Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, Ty të mundonte robëria e pjesshme.

Ti ishe për liri dhe të drejta të plota.

Nuk ka të tjerë Baca Adem që për të gjallë dhanë kaq shumë sa dhe ti nga e drejta jote për jetë dhe liri, që ne të jetojmë të lirë.

Ti dhe nga liria jote për lirinë tonë më së shumti nga të gjithë ne për së gjalli.

Ti na mësove rrugën deri te liria.

Më në fund populli yt po i bashkohet familjes së popujve të lirë.

Prehu i qetë Baca i Kombit Adem Demaçi, Heroi ynë!