25.09.2018

Fjalimi i kryeministrit Haradinaj në Akademinë Ushtarake “West Point”

Washington, 25 shtator 2018

Po e tregoj një storie suksesi. Tregimin tonë të përbashkët. Kosova, një shtet i vogël, i shpëtuar falë intervenimit të ShBA-së dhe NATO-s, është i gatshëm të kontribuojë, krah për krah me ushtarët amerikanë, kudo në botë, për ta mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Kjo është dëshmia më e mirë se sa e suksesshme është politika amerikane. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë krenare për prezencën amerikane në shtetin tonë. ShBA-ja, me të gjitha mjetet dhe mundësitë, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën edhe pas çlirimit. ShBA-ja vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm i forcave të NATO-s në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. ShBA-ja vazhdon ta mbështes edhe zhvillimin e shtetit tonë të ri.

Ne u shndërruam në partner të fuqishëm në të gjitha fushat dhe në veçanti në luftën kundër terrorizmit. E tërë ekzistenca jonë lidhet ngushtë me pjesëmarrjen e ShBA-së. Kadetët dhe oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë të edukuar këtu.

Përderisa synimi ynë është anëtarësimi në NATO, forca jonë është ngritur profesionalisht, kryesisht nga ShBA. Jemi krenar që kemi partneritet me shtetin e IOWA-s, Garda Kombëtare e së cilës ka ndihmuar në avancimin e forcës sonë të sigurisë. Sot, po kalojmë nëpër etapën e tranzicionit të FSK-së drejt organizimit ushtarak dhe kjo po bëhet e mundur falë partneritetit me ShBA-në. Kosova dhe ushtria e saj do të shërbejnë për paqe dhe stabilitet në rajon. Zhvillimi i aftësive të mbrojtjes së Kosovës do të jenë në funksion të një rajoni dhe Evrope më të mirë.

Diçka personale. Unë kam kaluar nëpër kohë kritike dhe përvojat gjatë luftës, i kam kaluar bashkë me familjen time dhe kam humbur anëtarë të familjes në këtë luftë. Por, dua të ju them diçka, që mendoj se është jetike. Jini krenar me veten tuaj që jeni kadetë të një akademie të nivelit botëror. Jini krenar që i shërbeni flamurit të ShBA-së dhe do t’iu tregoj si dhe pse.

Na kanë thënë se po na shpëtojnë nga tragjedia e cila ishte duke na ndodhur. Ishte vetëm lidershipi dhe ushtria amerikane që bënë ndryshimin. Bënë ndryshimin për shtetin tonë dhe me këtë dua të them se nuk po bëni ndryshim vetëm në jetën tuaj, të shtetit tuaj, por po bëni ndryshimin edhe në botë. Unë dhe shteti im do të jemi gjithmonë krenarë të shërbejmë krah për krah me ju, që të bëjmë ndryshimin në botë, për një botë më të mirë, për një botë më paqësore.

Zoti ju bekoftë të gjithë ju dhe familjet tuaja.Zoti e bekoftë ShBA-në.

Agjenda

Të gjitha