01.10.2018

Intervista e kryeministrit Haradinaj ne emisionin “Pressing” të televizionit T7

Prishtinë, 1 tetor 2018

Kryeministri Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Pressing” në televizionin T7, ka folur rreth vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitën në Pentagon, si dhe për shumë takime të rëndësishme bilaterale që zhvilloi atje.

Kryeministri Haradinaj, gjithashtu ka folur edhe rreth zhvillimeve që ndodhën pas kthimit të tij nga SHBA-ja. I pyetur rreth protestës së Vetëvendosjes, të shtunën e kaluar, më 29 shtator 2018 dhe për lundrimin e presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit, kryeministri Haradinaj tha se i ka përcjell zhvillimet në vend edhe nga vizita që ka pasur në SHBA, por edhe që e ka emëruar zëvendëskryeministrin Hoxhaj, sit ë ngarkuar me punët e Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj tha se ka qenë i njoftuar për protestën e Vetëvendosjes dhe se është ditur se do të ketë pjesëmarrje, sepse tema u aktualizua, ka qenë një shqetësim rreth lëvizjes së kufijve.
Kryeministri gjatë kësaj intervista tha se është mirë që protesta ka qenë paqësore, por që anë mundur të marrin më shumë flamuj të Kosovës dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë porosinë me fjalë, që territori, 17 Shkurti, kufijtë nuk janë opsion.

Kryeministri Haradinaj, foli edhe për shumë tema të tjera në emisionin “Pressing”. Por për më gjatë, mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur

Agjenda

Të gjitha