10.06.2019

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës

Prishtinë, 10 qershor 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka folur rreth shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, por edhe zhvillimeve rreth dialogut me Serbinë.

Kryeministri Haradinaj tha se ishte bërë një kohë e gjatë e dyndjeve të popullit të Kosovës, të shkatërrimeve të shumta dhe lajmi i 9 qershorit, i marrëveshjes për largim të forcave serbe, ishte një ditë kur pritej të ktheheshin nga ku ishin strehuar.

“Ne kishim vendosur komunikim paraprak me oficerët dhe ndërlidhësit e NATO-s për hyrjen e tyre, për veprimet e mëtejme, për mënyrën e komunikimit, operimit dhe ne kishim marrë përgjegjësi që kur të hyjë NATO, edhe ne si të silleshim.

Kryeministri Haradinaj tha se rusët kanë hyrë si forca paqësore nga Bosnja dhe hynë ende pa u tërheq forcat serbe dhe u kuptua që e kanë mision dhe ata erdhën realisht për të mbrojtur instalacione gjoja për serbët më vonë.

“Rusët nuk qenë të mirëpritur nga popullsia vendore, nga ne, nga UÇK-ja dhe kish edhe mosmarrëveshje të shumta me ta”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nuk i kanë lejuar të hyjnë në Dukagjin.

Kryeministri Haradinaj tha se bindja e popullit ka qenë se njëjtë si rusët që po hynin, kanë qenë edhe serbët.

Kryeministri Haradinaj, duke folur për shënimin e përvjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, tha se ardhja e presidentit Clinton është një sukses për Kosovën në çdo drejtim dhe çdo vizitë e nivelit të tillë, është vërtetë sukses për Kosovën.

“Ne i kemi kryer disa punë të shtëpisë, është konsoliduar Kosova në planin e brendshëm dhe ka një bazë të qëndrueshme për ardhje dhe në këtë 20-vjetor, Kosova është më e konsoliduar në rend dhe ligj e siguri dhe është një palë e gatshëm për të kontribuar për sigurinë për paqe, qoftë për partneritet për paqe, qoftë më tutje”, tha kryeministri Haradinaj.

Në videon e bashkëngjitur, mund të ndiqet e plotë intervista e kryeministrit Haradinaj.