09.10.2018

Intervistë e Kryeministrit Haradinaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini

Prishtinë, 9 tetor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë për emisionin “Debat Plus” të Radiotelevizionit Dukagjini, ka thënë ndër të tjera se nuk mund të arrihet deri të zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, përmes ndërrimit të territoreve dhe ky qëndrim, sipas Kryeministrit, nuk do të ndryshojë.
“Ideja se do të arrihet një marrëveshje përmes ndërrimit të kufijve ka vdekur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Më tutje, duke u pyetur rreth deklaratave të presidentit Thaçi, që të kryeministri Haradinaj të ketë një qasje më të hapur rreth dialogut dhe se është përmendur edhe çështja e rrëzimit të Qeverisë, kryeministri Haradinaj tha se përkrahë dialogun dhe ai duhet të vazhdojë, por që nuk përkrahë një opsion të ndërrimit të territoreve ose të lëvizjes së kufijve, sepse ajo është ndarje dhe sipas kryeministrit Haradinaj ajo qon ën tragjedi.

Kryeministri Haradinaj më tutje theksoi se është e pamundur bashkëngjitja e Luginës së Preshevës, sepse Serbia atje ka një prezencë te madhe ushtarake.
“Këta kufij që janë sot, janë të luftës, nuk janë kufij të paqes. Lufta i ka vendosur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Për këto, dhe shumë tema të tjera për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, intervistën e kryeministrit Ramush Haradinaj, mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur.

Agjenda

Të gjitha