12.07.2019

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Frontal” të televizionit T7

Prishtinë, 12 korrik 2019

Në një intervistë dhënë për emisionin “Frontal”, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryeministri fillimisht diskutoi rreth vizitave që po i bën në terren nëpër qytete të ndryshme të vendit, për të parë nga afër si po zhvillohen bizneset, për të cilat tha se duhen përkrahur, në mënyrë që të krijohen sa më shumë vende pune dhe kësisoj njerëzit të mos largohen nga vendi i tyre.

Kryeministri Hardinaj foli edhe për koalicionin qeverisës, për marrëdhëniet mes AAK-së dhe Nismës dhe tha se ka debate dhe se ka që dikush brenda Nisma-s shpreh vërejtje në qeverisje ose në procese por që nuk i sheh këto si ndryshim i kursit në marrëdhëniet mes dy partive, por më shumë i sheh si demokraci të brendshme.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për mocionin e mosbesimit nga opozita dhe tha se edhe opozita është e këtij vendit dhe se ai është në detyrë për t’i kryer punët dhe mbrojë interesant e vendit.

“Rrëzimi i Qeverisë është proces demokratik”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se është angazhuar për të mirën e vendit.

I pyetur nëse do të merr udhëheqjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Haradinaj tha se nuk e din cilit dialog, atë të Mogherinit për territore, duke pasur parasysh se ai ka luftuar ta ndalë këtë dialog.

“Ne jemi vend sovran, na ka mbet njohja reciproke, vetëm marrëdhëniet mes dy vendeve, asgjë tjetër”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nuk është dialog për status, sepse ai ekziston.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe tha se me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq janë të arsyeshëm se do të ndodhë  korrigjimi aty ku ka ndodhë gabimi.

Edhe për shumë tema të tjera, kryeministri Haradinaj në këtë intervistë, mund të ndiqet në videon e bashkëngjitur.