22.05.2019

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Pressing” të televizionit T7

Prishtinë, 22 maj 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Pressing”, ka folur për iniciativën e partive opozitare LDK dhe VV lidhur me mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë, për vizitën në Berlin, si dhe për çështjen e vizave.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se ka një konfirmim nga zyra e kancelares Merkel për një takim pune, me datë 6 qershor, ora 11:00. Kryeministri tha se kancelarja Merkel është e fokusuar rreth zhvillimeve në Kosovë dhe në rajon dhe për Kosovën, ky takim është me interes, sepse i trajton zhvillimet e brendshme në Kosovë, bilaterale Kosovë-Gjermnai, pastaj rajonin, dialogun dhe perspektivën evropiane dhe mendon gjithashtu se është një moment i rëndësishëm për Kosovën.

“Komunikimi Kosovë-Gjermani është mjaft serioz, pra Qeveri e Kosovës dhe Gjermanisë”, tha kryeministri Haradinaj. Kryeministri Haradinaj, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, tha se edhe këtu Gjermania është duke dhënë kontributin e saj të jashtëzakonshëm, duke i dhënë sinjale, përmes ministrit të saj të Brendshëm, për përkrahjen lidhur me liberalizimin dhe një “Po”, siç e thotë edhe Kryeministrit nga ana e tij për këtë proces.

Kryeministri Haradinaj, tha se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë, por ato që janë në pushtet, por vetëm nëse ka një koordinim me partnerët e koalicionit dhe shkohet në zgjedhje, duke menduar se nuk është ndonjë tragjedi shkuarja në zgjedhje.
“Çdo partner yni qeverisë ka të drejtë ta shkëpusë kontratën, por unë nuk jam i interesuar ta qoj vendin në zgjedhje”, tha kryeministri Haradinaj.

Kjo intervistë e kryeministrit Haradinaj, e plotë mund të ndiqet në videon e bashkëngjitur.