28.03.2018

Intervistë për emisionin Rubikon në KTV

 

Me datë 28 mars kam dhënë intervistën time për emisionin me Adriatik Kelmendin në KTV – “Rubikon”. Çështjet kryesore që u diskutuan gjatë kësaj interviste kishin të bëjnë kryesisht me ndodhitë e fundit në vend.

Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh.

Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese.

Presidenti serb, Vuqiç, duhet ta kuptojë që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë.

Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK-ja ka treguar korrektësi politike në këtë proces.

Të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik, për interesat vitale të vendit, si dhe për proceset integruese që na presin.

Për këto dhe temat tjera, ju ftoj ta ndiqni intervistën time të plotë me Adriatik Kelmendin në KTV – “Rubikon”, në kanalin tim të Youtube.