01.11.2018

Kryeministri Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, nderon lart veprën e tij

Prishtinë, 1 nëntor 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe te Shtatorja e heroit shqiptar, Zahir Pajazitit, me rastin e 56 vjetorit të ditëlindjes së tij.

Kryeministri Haradinaj, pasi falënderoi bashkëluftëtarët dhe kolegët për praninë e tyre në këtë ditë të veçantë, tha se sot janë bërë bashkë për ta nderuar veprën e komandantit Zahir Pajaziti, duke shprehur ndaj tij respekt të përjetshëm deri në përulje.

“Sot, jemi bashkë në ditëlindjen e 56- të Zahir Pajzitit, për simbolikën e kësaj dite të lindjes dhe për respektin e veprës së heroit tonë.

Disa prej nesh në mënyrë simbolike jemi bashkuar që të vendosim buqetë lulesh dhe të shprehim respekt të përjetshëm deri në përulje ndaj veprës së luftëtarit vërtet të çmuar shqiptar komandantit tonë, Zahir Pajazitit”, tha Kryeministri Haradinaj.

Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Agjenda

Të gjitha