06.10.2019

Kryeministri në detyrë Haradinaj bashkë me bashkëshortën Anitën, votuan në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë

Prishtinë, 6 tetor 2019

 

Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me bashkëshorten Anita Haradinaj, e kanë përmbushur sot obligimin e tyre si qytetarë të Kosovës duke votuar në shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj i ka lutur të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë.

“Sot Anita dhe unë e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. I lus të gjithë qytetarët e vendit pa marrë parasysh bindjet politike që të votojnë dhe të vendosin vetë. Ata që nuk votojnë, të tjerët vendosin për ta”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, në prononcimin për media.

Njëkohësisht, kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi se dita e sotme është sukses për Kosovën, për një demokraci kaq të mirë, sepse çdo gjë ka shkuar si duhet deri tash dhe se procesi i votimit është duke shkuar në rregull, në të gjitha pjesët e Kosovës.

“Urime këto zgjedhje”, është shprehur kryeministri në detyrë, Haradinaj.