31.12.2018

Mesazhi i kryeministrit Haradinaj për Vitin e Ri

Prishtinë, 31 dhjetor 2018

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Kemi thënë gjithnjë ë sfidat vetëm na forcojnë. E kemi gjetur vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik të na rritet çmimi dhe të mos kemi energji.

Sot, konsumojmë energji të Kosovës. Edhe sot jemi të sfiduar në energji, por jemi këtu, jemi të fortë.

E kemi gjetur vendin pa përmbyll infrastrukturën e sigurisë, pa ushtrinë e vet. E kemi ushtrinë.

Ka edhe diçka. Sot ne, në tavolinat tona kemi shumë më shumë prodhime vendore.

Nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi para sfidave. ’19-ta do të jetë vit i ekonomisë, vit i vendeve të punës.

Urime ky vit që po vjen. Qoftë vit i sukseseve të tjera për ne në Kosovë dhe për të gjithë kudo që jeni.

Urime, me fat!