06.10.2018

Zëvendëskryeministri Hoxhaj takoi kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, David McAllister – diskutuan për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave

 

Prishtinë, 6 tetor 2018

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur për takim zyrtar kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen në emër të Kosovës, për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që McAllister i ka dhënë shtetit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

Hoxhaj tha se shumë herë mbështetja e McAllister ka qenë kyçe për avancimin e Kosovës në këtë proces, ndërsa tregoi se në takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet në Kosovë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Shumë kënaqësi ta pres në takim mikun tim, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister. Diskutuam për zhvillimet në Kosovë, dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Posaçërisht i jam mirënjohës për mbështetjen e madhe të vazhdueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila shumë herë ka qenë kyçe për avancimin e Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

 

Agjenda

Të gjitha