Sekretari i Përgjithshëm

 

Fitim Krasniqi
Sekretar i Përgjitshëm

 

Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit është nëpunësi më i lartë civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është udhëheqësi administrativ i Zyrës së Kryeministrit, i cili i raporton drejtpërdrejt Kryeministrit.

Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit udhëheqë zyrat dhe njësit përkatëse të Zyrës së Kryeministrit në pajtim me Ligjin nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren e Punës të Qeverisë së Kosovës nr. 09/2011, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sekretarët e përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit:

  • Siguron këshilla të politikave për Kryeministrin;
  • Siguron që vendimet, politikat dhe masat tjera të Zyrës së Kryeministrit të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;
  • Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit tjerë të Zyrës së Kryeministrit;
  • Menaxhon financat dhe burimet tjera të Zyrës së Kryeministrit;
  • Menaxhon rrjedhën e informacionit të Zyrës së Kryeministrit;
  • Udhëheqë Këshillin e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive;
  • Koordinon dhe bashkërendon punën me sekretarët e përgjithshëm të ministrive për sigurimin e zbatimit të legjislacionit dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë;
  • Koordinon punën e Zyrës së Kryeministrit me Kuvendin, Presidencën dhe organet tjera
    të administratës shtetërore;

Në kuadër të Zyrës së Sekretarit të përgjithshëm janë:

  • Shefi i Zyrës, dhe
  • Menaxheri/ja e Zyrës.

Pozicionet përkatëse që i përgjigjen direkt Sekretarit të Përgjithshëm:

  • Koordinatori për Integrim Evropian në ZKM;
  • Zyrtari i Lartë Certifikues.

Arkivi i Qeverisë së Republikës së Kosovës

  • Arkivi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ruan dhe sistemon të gjitha dokumentet zyrtare të Kryeministrit, zëvendëskryeministrave, Sekretarit të
    Përgjithshëm të ZKM-së dhe të gjitha njësive përkatëse të ZKM-së dhe të dokumenteve tjera që merren në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin përkatës për arkivim.
  • Arkivi i Qeverisë së Republikës së Kosovës bashkërendon punën lidhur me ruajtjen dhe sistemimin e materialeve nga mbledhja e Qeverisë me Sekretariatin Koordinues të Qeverisë.
  • Numri i të punësuarve në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është si në vijim:
  • Udhëheqës i arkivit;
  • Zyrtar i lartë i arkivit;
  •  Arkivist.

Tel: 038 201 14 635