Zyra Ligjore (ZL)

ZYRA LIGJORE (ZL)

FUSHËVEPRIMI I ZYRËS LIGJORE

1. Zyra Ligjore (ZL), është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe koordinon punën e ministrive sa ka të bëjë me hartimin e legjislacionit, si dhe shqyrton konsistencën me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si dhe mbikëqyrë cilësinë dhe standardet e hartimit të
legjislacionit.
2. Zyra Ligjore, bashkërendon dhe shqyrton të gjitha projektligjet që Qeveria ia dorëzon Kuvendit, dhe lidhur me këtë:
2.1. Udhëzon dhe ndihmon iniciuesit e projektit rreth standardeve të hartimit të legjislacionit;
2.2. Bashkërendon procesin e hartimit të legjislacionit;
2.3. Mbikëqyrë mbarëvajtjen procedurale dhe kontrollon cilësinë e legjislacionit.
3. Po ashtu, Zyra Ligjore ka edhe detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:
3.1. Ofron shërbime këshillimore dhe ekspertizë për degën e ekzekutivit;
3.2. Shqyrton koncept – dokumentet për të siguruar nëse është identifikuar nevoja për miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të nevojshme;
3.3. Merr pjesë në hartimin e legjislacionit nga fushëveprimi i njësive përkatëse të ZKM-së, si dhe sipas kërkesave të Kryeministrit edhe në legjislacionin nga fushëveprimi i ministrisë përkatëse;
3.4. Bashkëpunon me institucionet tjera të nivelit qendror dhe lokal për krijimin e infrastrukturës ligjore nga fushëveprimtaria e Qeverisë;
3.5. Ndihmon dhe bashkëkoordinon me Ministrinë e Integrimeve Evropiane procesin e përputhshmërisë së legjislacionit të Republikës së Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acquis të BE-së);
3.6. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimtaria e Zyrës së Kryeministrit.
3.7. Bashkërendon procesin e përgatitjes së Programit Legjislativ të Qeverisë dhe monitoron zbatimin e tij;
3.8. Zyra Ligjore, bashkëpunon me departamentet përkatëse ligjore të ministrive për përfshirjen e akteve përkatëse nënligjore në Planin Legjislativ të akteve nënligjore;
3.9. Udhëheq Këshillin e Drejtorëve të Departamenteve Ligjore të të gjitha ministrive dhe shërben si mekanizëm për bashkërendimin dhe mbarëvajtjen në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit;
3.10. Mban dhe përditëson Regjistrin e Lejeve dhe Licencave;
3.11. Mban dhe përditëson Regjistrin e akteve nënligjore të Qeverisë.
4. ZL kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari I Përgjithshëm i ZKM-së.
5. Numri i të punësuarve në Zyrën Ligjore është 13 (trembëdhjetë) nëpunës civilë, si në vijim:

5.1. Drejtori i Zyrës Ligjore;
5.2. Koordinatori i Zyrës Ligjore;
5.3. Dhjetë (10) zyrtarë të lartë ligjor;
5.4. Zyrtari Ekzekutivi i Zyrës Ligjore.

Mentor Borovci
Drejtor i Zyrës Ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 630

Agron H. Gashi
Koordinator i Zyrës Ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 856

Besnike Mehmeti
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 072

Xhavit Bulliqi
Zyrtar i lartë ligjor
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 022

Flurije Morina
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 822

Nafije Sejdiu
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 820

Valbona Fetahu
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 626

Nehat Pllana
Zyrtar i lartë ligjor
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 020

Alberita Hyseni
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 019

Violeta Cakolli-Statovci
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 074

Njomza Sejdullahu
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: Njomza.Sejdullahu @rks-gov.net
Tel: 038 200 14022

Donika Çeta
Zyrtare e lartë ligjore
[email protected]
Tel: 038 200 14 822

Liridona Hoti
Zyrtare Ekzekutive
E-mail:[email protected]
Tel: 038 200 14 114