27.07.2020

Gjysmë milion maska do të shpërndahen në 38 komuna të Kosovës

 

Prishtinë, 27 korrik 2020

 

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë  për media kanë bërë të ditur se nga nesër do të bëhet shpërndarja e 500.000 maskave, 30.000 dezinfektuesëve, 5000 kominosheve dhe 10.000 mantilave, në 38 komuna të Republikës së Kosovës.

 

Kjo shpërndarje do të bëhet në bazë të kriterit të popullsisë për komunë dhe sipas urgjencës që e përcakton Ministria e Shëndetësisë.

 

“Falënderoj prof.Arianit Shehun për angazhimin e tij, popullin e Jordanisë dhe oborrin mbretëror të Mbretit Abdullah për ndihmën gjeneroze që na ofruan”, ka thënë zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.