27.07.2020

Kryeministri Avdullah Hoti priti një delegacion të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës

 

Prishtinë, 27 korrik 2020

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim një delegacion të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e këtij sektori të biznesit dhe vështirësitë me të cilat po përballet në situatën aktuale të pandemisë COVID-19.

 

Pasi që është njoftuar nga delegacioni i gastronomëve për gjendjen e këtij sektori, kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që t’i mbështesë të gjitha veprimtaritë ekonomike dhe bizneset në Kosovë, me qëllim që të tejkalohet situata e krijuar.

 

Po ashtu, kryeministri Hoti ka theksuar se masat e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, si pjesë e programit qeverisës, do ta lehtësojnë përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

 

Gjatë këtij takimi, u kërkua që gastronomia t’i respektojë me përpikëri masat e parapara ndaj COVID – 19, në mënyrë që mos rrezikohet shëndeti i klientëve.