02.12.2019

Kryeministri në detyrë Haradinaj: Presidenti historik Ibrahim Rugova nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve

Prishtinë, 2 dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 75 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se respekti për figurën e presidentit të parë të Kosovës është kthyer tashmë në traditë. 

“Në ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, presidentit të parë, bëra një gjest simbolik të nderimit pranë shtatores. Njëkohësisht sot kujtojmë edhe heronjtë e Kosovës, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Gjithsesi, respekti për presidentin historik Ibrahim Rugova është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.