22.06.2020

Kryeministri Hoti bisedoi me Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e BB-së për Ballkanin Perëndimor

 

 

Prishtinë, 22 qershor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pati sot një bisedë me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, Linda Van Gelder.

Poashtu, kryeministri Hoti dhe  Linda Van Gelder biseduan për mbështetjen e BB-së për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në emër të emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hoti e falënderoi znj. Linda Van Gelder për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë projekteve zhvillimore të vendit tonë.

Po ashtu, ai theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Ndërsa, zonja Linda Van Gelder tha se Banka Botërore është një partnere e rëndësishme e Kosovës dhe se ajo do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe projektet e tjera që kanë të bëjnë me mbështetjen buxhetore, projektet për të rinjtë etj.