22.06.2020

Kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami biseduan me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti

 

 

 

Prishtinë, 22 qershor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, biseduan sot me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Suma Chakrabarti.

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami e falënderuan z. Chakrabarti për përkrahjen e vazhdueshme të BERZH-it për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në kredinë emergjente për likuiditet me vlerë prej 30 milionë eurosh, si dhe për mbështetjen e projekteve të kompanive rajonale, mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryeministri Hoti tha se takimet e kësaj jave në Uashington dhe në Bruksel do të përqendrohen kryesisht në integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministrja Bajrami paraqiti prioritet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.