13.01.2021

Kryeministri Hoti emëron Muharrem Nitajn, ministër në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit

Prishtinë, 13 janar 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi.

Në vend të z. Kuçi, kryeministri Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar z. Muharrem Nitaj.

Ju rikujtojmë se sot gjatë ditës përmes një letre, ish ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.