28.07.2020

Kryeministri Hoti kërkon koordinim institucional për zbatimin e masave anti-COVID—19

Prishtinë, 28 korrik 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka marr pjesë në një takim të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me Policinë e Kosovës, Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës dhe me inspektoratet e ndryshme të nivelit qendror dhe lokal. Në takim është diskutua për koordinimin e të gjitha segmenteve institucionale në zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Kryeministri ka njohur pjesëmarrësit se aktualisht është në proces miratimi i vendimit për masa të reja për parandalim të pandemisë, i cili do të përfundojë sot. Zbatimi i këtyre masave kërkon një koordinim dhe planifikim të punës së institucioneve zbatuese, me theks të veçanet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet.

“Duhet të vërehet dora dhe vendosmëria e institucioneve shtetërore në zbatim të masave dhe për këtë na obligon situata dhe përgjegjësitë për të vepruar bashkë dhe të koordinuar”, ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti, duke kërkuar angazhim, koordinim dhe planifikim të aktiviteteve nga të gjithë.