13.10.2020

Kryeministri Hoti priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak

Prishtinë, 13 tetor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Temë diskutimi gjatë këtij takimi ishte procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku Kryeministri Hoti specifikoi faktin se Qeveria mbetet e përkushtuar në këtë proces, i cili duhet të rezultojë me njohje reciproke.

“Duhet të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, në mënyrë që të mbyllim një kapitull dhe të sigurojmë perspektivën eurointegruese”, tha Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti e vlerëson lartë angazhimin e z.Lajçak dhe ka shprehur gatishmërinë për rol konstruktiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.