Vushtrri, 13 janar 2021
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka vizituar sot komunën e Vushtrrisë për t’u njoftuar nga afër me dëmet të cilat i kanë shkaktuar kësaj komune reshjet atmosferike të ditëve të fundit.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministri z. Driton Selmanaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, kryeministri Hoti ka vizituar urën mbi lumin Sitnica, afër Fabrikës së Llamarinës, për të parë nga afër dëmet që ka shkaktuar dalja nga shtrati e këtij lumi.
Me këtë rast ai ka paralajmëruar takimin që do ta zhvillojë nesër me kryetarët e të gjitha komunave për të diskutuar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe formimin e komisionit për vlerësimin e këtyre dëmeve.
Kryeministri Hoti edhe një herë ka përgëzuar FSK-në, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. Deklarimi për media i kryeministrit do të bëhet në ora 15:00, vendi CE FOX, pas takimit me skijatorët.
Vendi: Brezovicë Koha: 14:00:00Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës.
Vendi: Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë Koha: 16:00:00