27.06.2020

Kryeministri Hoti takoi përfaqësuesit e ARKEP-it

 

 

Prishtinë, 27 qershor 2020

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, takoi sot përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me të cilët bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e telekomunikimit në vend.

Në këtë takim, ndër të tjera, Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e trajton me prioritet, si një interes strategjik për vendin, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të telekomunikimit, në pajtim me ecurinë e zhvillimit global dinamik të këtij sektori.