25.06.2020

Kryeministri Hoti u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Bruksel, 25 qershor 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së re për agjendën e integrimit evropian që ka Kosova.
Çështja kryesore që ka ngritur kryeministri Hoti është ajo e liberalizimit të vizave. “Në raport me Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim. Pa liberalizim po rrënohet kredibiliteti i të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me BE-në. Institucionet qeveritare dhe ato të pavarura të Kosovës kanë bërë një punë të vazhdueshme dhe të shkëlqyeshme, dhe shpresojmë se edhe Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje”, ka thënë kryeministri Hoti.
Në takim është biseduar edhe për situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe masat që po merr Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Agjenda

Të gjitha