13.02.2020

Kryeministri Kurti emëron Aziz Bicin, Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka emëruar sot, z. Aziz Bici, Këshilltar Politik të Kryeministrit dhe Drejtor të  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Bici, i ka uruar suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agjenda

Të gjitha