13.02.2020

Kryeministri Kurti ka ftuar në takim presidentin Hashim Thaçi

Prishtinë, 13 shkurt 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.