13.02.2020

Kryeministri Kurti ka pranuar urim nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në urim thuhet:

“I nderuari z. Kryeministër.  Pranoni përgëzimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës- 17 Shkurt.

Gjatë viteve bashkërisht kemi ndërtuar një bazë stabile për zhvillim edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës dhe në mes të dy popujve tanë në frymën e miqësisë dhe partneritetit.

Po besoj që e ndajmë mirëkuptimin e përbashkët për rëndësinë të cilën e kanë në rajon vlerat evropiane dhe euroatlantike dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për afirmimin e tyre.

Përfitoj nga rasti që të shpreh edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për ndërtimin e Republikës së Kosovës si një shtet moderne dhe demokratik, për perspektivën e saj evropiane, si dhe për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.  Me urime për shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj me përgjegjësi të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit të Bullgarisë Borisov, dërguar kryeministrit Kurti.

Agjenda

Të gjitha