13.02.2020

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren e Suedisë, znj. Karin Hernmarck Ahliny

Prishtinë, 13 shkurt 2020

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila e ka uruar kryeministrin për punën dhe detyrat e reja.
Kryeministri i vendit tregoi se prioriteti i kësaj qeverie do të jetë puna dhe drejtësia. Gjithashtu, Kryeministri Kurti, foli edhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit.

Ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në trajnimin e stafit në administratë publike dhe theksoi se pjesëmarrja e grave duhet të jetë prioritet. Poashtu ajo theksoi se prioritet duhet të jetë edhe çështja e ambientit.

U diskutua edhe për infrastrukturën, ku gjatë diskutimit Kryeministri Kurti bëri të qartë që infrastruktura nuk është vetëm asfalti, por edhe uji, kanalizimet, trotuaret dhe ndriçimi.

Agjenda

Të gjitha