20.03.2020

Kryeministri Kurti priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet

Prishtinë, 20 mars 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në takim u diskutua gjendja e krijuar nga coronavirusi në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria deri më tash.

Kryeministri Kurti e njoftoi Ambasadorin Lebet se Komisioni Qeveritar për parandalim të infeksionit me coronavirus po e mban gjendjen nën kontroll,  me organizimin e qendrave për karantinë dhe se të gjithë të sëmurët janë në gjendje stabile.

Ndërkaq, Ambasadori Jean-Hubert Lebet shprehu kënaqësinë e tij me masat e ndërmarra nga institucionet qeveritare dhe uroi që kjo krizë të kalohet sa më lehtë.