31.12.2019

Kryeministri në detyrë Haradinaj vizitoi pikëkalimin kufitar në Merdare

Merdare, 31 dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi pikëkalimin kufitar në Merdare, në prag të festës së Vitit të Ri, i shoqëruar edhe nga drejtori i Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha.

Kryeministri në detyrë Haradinaj tha se kjo vizitë është për të shprehur falënderim për punën që doganierët dhe policia bëjnë gjatë gjithë vitit por edhe sonte.

“Jemi në pikëkalimin kufitar në Merdare në shenjë falënderimi për të shprehur respekt ndaj atyre që janë në punë, në shërbim kur ne të tjerët festojmë”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj i cili falënderoi drejtorin Bahri Berisha dhe nën kolonelin që është në detyrë nga policia por edhe kolegët e tjerë nga policia e dogana që siç tha ai, vazhdojnë të shërbejnë për qytetarët që kthehen në atdhe në këtë kohë ose që lëvizin.