31.12.2019

Kryeministri në detyrë Haradinaj vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë

Prishtinë, 31 dhjetor 2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja Anita Haradinaj, në prag të ndërrimit të moteve, ka vizituar  SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se kanë shkuar sot për vizitë për t’ua uruar Vitin e Ri fëmijëve në qendrën e SOS-it duke falënderuar Drejtoreshën Nezahate Salihu dhe të githë të tjerët që kujdesën vërtet dhe bëjnë një punë të mrekullueshme, sikurse edhe këta fëmijë që janë të mrekullueshëm

“Me Anitën e bëmë një gjest të vogël pra një urim, do të vazhdojmë me punë sonte në vizitë edhe në Merdare, pastaj policinë, zjarrfikësit, mjekët. Ua urojmë të gjithëve Vitin e Ri dhe sot e ndjejmë një borxh ndaj të gjithë atyre që janë në punë në ndërrim të moteve. I falënderojmë nga zemra”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj

Drejtoresha e SOS Fshatrave, Nezahate Salihu, e falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për vizitën në SOS, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që i viziton me Anitën.

“Ne i falënderojmë që janë bë miq të familjes sonë të madhe sepse çdo familje e  madhe ka edhe miq shumë. Ne shpresojmë që miqtë tanë do të zgjerohen edhe më shumë dhe shpresojmë që institucionet tona në të ardhmen do të mendojnë më shumë për këta fëmijë”, tha drejtoresha Nezahate Salihu.