Prishtinë, 14 janar 2021
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Z. Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. Deklarimi për media i kryeministrit do të bëhet në ora 15:00, vendi CE FOX, pas takimit me skijatorët.
Vendi: Brezovicë Koha: 14:00:00Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës.
Vendi: Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë Koha: 16:00:00