Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u votua Kabineti i ri qeveritar i Republikës së Kosovës, në këtë përbërje: Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës; Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Drejtësisë; Mimoza Kusari, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë; Sllobodan Petroviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal; Edita Tahiri, zëvendëskryeministër; Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër. Në vazhdim po e prezantojmë edhe listën e ministrave të resorëve tjerë:
Prishtinë, 22 shkurt 2011
Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Enver Hoxhaj;
Ministrinë e Integrimeve Evropiane do ta drejtojë Vlora Çitaku;
Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku;
Ministër i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi;
Ministër i Financave, Bedri Hamza;
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi;
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj;
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të drejtohet nga Ramë Buja;
Ministria e Administratës Publike do të udhëhiqet nga Mahir Jağcılar;
Ministria e Infrastrukturës do të drejtohet nga Fehmi Mujota;
Në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të jetë Blerand Stavileci;
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Ferid Agani;
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të drejtohet nga Nenad Rashiq;
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi;
Ministria për Kthim dhe Komunitete nga Radojica Tomiq;