Prishtinë, 5 janar 2021
Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës.
Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2020, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.
Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. Deklarimi për media i kryeministrit do të bëhet në ora 15:00, vendi CE FOX, pas takimit me skijatorët.
Vendi: Brezovicë Koha: 14:00:00Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës.
Vendi: Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë Koha: 16:00:00