27.03.2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmojnë Qeverinë e Kosovës për luftimin e Corona Virusit

Prishtinë, 27 mars 2020

Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.

Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë në detyrë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi.