20.12.2019

Takimi i rregullt i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile

Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile u mblodh sot në takimin e rregullt të tij. Ky Këshill është themeluar me datën 02.04.2019 dhe me vendimin nr.05/96 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është mekanizmi kryesor i përhershëm i cili koordinon të gjithë procesin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile.

Këshilli në përbërje të tij ka 29 anëtarë/ pesëmbëdhjetë përfaqësues nga shoqëria civile dhe katërmbëdhjetë përfaqësues nga ana e institucioneve. Këshilli bashkë-kryesohet nga z.Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit dhe znj. Donika Emini, Drejtoreshë Ekzekutive e Platformës Civikos.

z.Habit Hajredini zv.kryesues i Këshillit dhe znj.Donika Emini, bashkë-kryesuese, në takim para të pranishmëve shprehen zotimet e tyre se do të vazhdojnë të punojnë në rritjen dhe avancimin e bashkëpunimit qeveritar me shoqërinë civile drejt promovimit  dhe realizimit të synimeve të përbashkëta të këtij mekanizmi.

Në takim u prezantua dhe raportua për rrjedhën e procesit, të arriturat dhe sfidat në zbatim të Strategjisë për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile 2019-2023.

Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje, përmirësimi i kornizës institucionale për financimin e qëndrueshmërisë së programeve e projekteve të OSHC-ve në interes publik, zhvillimi i praktikave e procedurave për kontraktimin e OShC-ve për ofrimin e shërbimeve publike dhe rritja e promovimi i vullnetarizmit në programe me interes publik janë objektiavat e kësaj strategjie. Për secilën prej objektivave në kuadër të Këshillit janë themeluar ekipet përkatëse të cilat e  koordinojnë  dhe monitorojnë punën.

Rrjedhimisht, në takimin e sotëm, ekipet e punës për secilën objektivë përmes koordinatorëve të ekipeve prezantuan përbërjen e ekipeve/ detyrat e përgjegjësitë e tyre si dhe planin vjetor të punës për 2020.

Viti 2020 mbetet vit për t’u përkushtuar:

  • Në zbatimin e Strategjisë për bashkëpunim qeveri –shoqëri civile 2019-2023
  • Në zbatimin e Standardeve Minimale për konsultimet publike,
  • Në zhvillimin e mëtejshëm të platformës “online” për konsultimet me publikun
  • Në zbatimin e Rregullores për Standardet për financim publik për organizatat joqeveritare dhe
  • zhvillimin e Vullnetarizmit

Si përfundim, të gjithë të pranishmit shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre në përkrahje për realizimin e objektivave si dhe angazhim në zbatim të Strategjisë për bashkëpunim të qeverisë me shoqërinë civile 2019-2023.