12.09.2020

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri u takua me znj. Linda Van Gelder, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

 

 

Vjenë, 12 shtator 2020

 

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, ku është takuar me znj. Linda Van Gelder, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në të cilin takim është diskutuar për partneritetin e Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore.

 

“U dakorduam që të punojmë së bashku në procesin e reformave, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të shtyrë përpara reformat në administratën shtetërore, Ligjin e Qeverisë, atë të Inspeksioneve, të Pagave në Sektorin Publik, Financave Lokale dhe Programin për Reduktimin e Barrës Administrative”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Tahiri.

 

Ndërkaq, znj. Van Gelder, e ka njoftuar zëvendëskryeministrin Tahiri për ndihmat financiare që do të vijnë nga Banka Botërore, si në programe zhvillimore dhe infrastrukturore, ashtu edhe për programin që do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme.

 

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për vizitën që ekipi i qeverisë i kryesuar nga ministrja e Financave do ta ketë në SHBA.

 

 

Bashkëngjitur gjeni linkun me pamjet nga takimi me përfaqësues të Bankës Botërore.​

Agjenda

Të gjitha