08.02.2021

Zëvendëskryeministri në detyrë z. Driton Selmanaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Nicholas Abbott

Zëvendëskryeministri në detyrë, z. Driton Selmanaj, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott.

Zëvendëskryeministri në detyrë z. Driton Selmanaj informoi Ambasadorin Abbott mbi zhvillimet e fundit politike në vend si dhe përgatitjet për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës. Ambasadori Abbott theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner për Republikën e Kosovës në procesin e fuqizimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së llogaridhënies.

Zëvendëskryeministri në detyrë, z. Selmanaj , po ashtu njoftoi Ambasadorin Abbott se përkundër procesit elektoral i cili është duke u zhvilluar, Qeveria në detyrë mbetet e përkushtuar për të zbatuar programin e saj në përputhje të plotë me obligimet ligjore si dhe kushtetuese.