30.06.2020

Zëvendëskryeministri Selmanaj priti në takim njoftues Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq

 

 

Prishtinë, 30 qershor 2020

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën diskutoi zhvillimet politike në Kosovë si dhe marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj informoi Ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e qeverisë dhe angazhimin në luftimin e korrupsionit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar kështu se Kroacia është shembulli që Kosova duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Agjenda

Të gjitha