Sekretari i Përgjithshëm

FITIM KRASNIQI
[email protected]

SYNIMI

Të kontribuojë në forcimin e administratës publike të re në Kosovë, në veçanti në Zyrën e Kryeministrit, përmes lidershipit dhe shkathtësive ndërpersonale në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit është nëpunësi më i lartë civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është udhëheqësi administrativ i Zyrës së Kryeministrit, i cili i raporton drejtpërdrejt Kryeministrit.

PËRVOJA PROFESIONALE

ZYRA E KRYEMINISTRIT – Qeveria e Kosovës Nëntor 2005 – Aktuale

Pozita: Sekretar i Përgjithshëm

  • Administron dhe menaxhon këto aspekte:
  • Siguron këshilla të politikave për Kryeministrin;
  • Siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;
  • Siguron që masat zbatuese të Zyrës së Kryeministrit të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave;
  • Menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Zyrës së Kryeministrit;
  • Menaxhon financat dhe burimet tjera të Zyrës së Kryeministrit;
  • Menaxhon rrjedhën e informacionit nëpër Ministri;
  • Bashkëpunon dhe koordinon me Sekretarët e Ministrive tjera në baza të rregullta;
  • Koordinon raportin e Zyrës së Kryeministrit me organet e saj vartëse administrative;
  • Koordinon punën e Zyrës së Kryeministrit me Kuvendin, Presidencën dhe Organet tjera të administratës shtetërore;
  • Këshillon dhe kryeson Këshillin e Sekretarëve të Përhershëm përmes takimeve javore, urdhëresave administrative dhe sistemit raportues për zbatimin e Programit të Qeverisë,
  • Ofron rekomandime për Kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit të tij, sipas nevojës,
  • Udhëzon dhe udhëheq procesin vjetor të planifikimit të buxhetit dhe merr pjesë në punë të ndryshme strategjike.

ZYRA E KRYEMINISTRIT – Qeveria e Kosovës Dhjetor 2004 – Nëntor 2005

Pozita: Drejtor i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë (SKQ)

  • Udhëheqja e punës së SKQ-së në të gjitha aspektet, përfshirë:
    •  menaxhimi dhe mbikëqyrja e personelit të SKQ-së
    • koordinimi me ministritë tjera për zbatimin e vendimeve të Qeverisë,
    • identifikimi i çështjeve javore të të gjitha IPVQ-ve qendrore dhe prezantimi i tyre në mbledhjet javore të Qeverisë,
    • përgatitja dhe shpërndarja e procesverbalit të takimeve të qeverisë për të gjitha IPVQ-të qendrore,
    • mbikëqyrja e vazhdimësisë së procesit për çështjet e ndjeshme siç kërkohet nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm me organet përkatëse,
    • koordinimi i punës për procesin legjislativ duke mbikëqyrur transferin e të gjitha projektligjeve nga dega ekzekutive te legjislativi.
  • Bashkëpunimi me ministritë dhe zyrat tjera për të siguruar informatat rreth çështjeve të rëndësishme, siç kërkohet nga Kryeministri dhe këshilltarët politik
  • Themelimi i Njësisë për Koordinimin e Donatorëve për Ngritjen e Kapaciteteve dhe koordinimi me Sekretarin e Përgjithshëm gjatë mungesës së tij me konsulentët dhe Komitetin Strategjik
  • për Dokumentin “Plani Strategjik i Veprimit për Ngritje të Kapaciteteve në Kosovë”.
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e Planit Vjetor të Punës së SKQ-së

UNIVERSITETI I PRISHTINËS              Shtator 2003 – 2006

Pozita: Ass. Profesor / Ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike

Ligjërimi për çështjet në politikat e jashtme dhe diplomaci dhe politika krahasuese, me përqendrim në politikat e Lindjes së Mesme. Fillimisht, ka punuar si Ndihmës Ligjërues.

EDUKIMI

— Magjistër i Shkencave, – Marrëdhënie Ndërkombëtare – Studime postdiplomike dy vjeçare`  – Korrik 2003
Instituti i Shkencave Politike, Universiteti Uludag, Turqi

-Diplomë në Studime Themelore Universitare – Menagjment dhe Informatikë  – Korrik 2012
Kolegji Universitar i Biznesit, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë

– Diplomë në Art, Gjuhësi dhe Filozofi  – Qershor 1998
Universiteti i Tiranës, Shqipëri

KURSET TRAJNUESE

● “Programi special për zyrtarët e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë”, – 2006, Britani e Madhe, PAI Int.
● “Menaxhimi dhe Planifikimi i Projekteve”, – Maj 2005, Itali, SSAI
● “Strategjitë për Revitalizimin e Administratës Publike në Evropër Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore dhe Vendet e CIS”,  – qershor 2005, Greqi, UNDESA
● “Sjellja Organizative”, – tetor 2005, Shqipëri, ITAP
● “Menaxhimi i Projekteve”, – 21-24 shkurt, 2005, Prishtinë, IKAP/KIPA
● “Planifikimi Strategjik”, – 30-31 maj 2005, Prishtinë, IKAP/KIPA
● “Trajnim për Prezentimin Publik Efektiv” – 23 shtator 2005, Prishtinë
● “Trajnim për Menaxhimin e Kuadrove” – 5 mars 5, 2005, Prishtinë, MDA
● “Trajnim për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Publikun” – 12 maj 2005, Prishtinë, MDA
● “Mbi reformën e administratës publike dhe Shkathtësitë Menaxheriale”  – Mars – Maj 2003, Shqipëri, ITAP
● MS Access 2000, Mars 2001, MS Word 2000, Nëntor 2000, MS Excel 2000, – Qershor 2000

Shkathtësitë teknike

Gjuha: Shqipe (Amtare), Turke (rrjedhshëm), Angleze (mirë) dhe Serbe (mjaftueshëm)
Kompjuteri: Microsoft Office XP

PËRGJEGJËSITË TJERA

  •  Anëtar i Komisionit për Emërime të Larta: – Mar 06
  • Udhëheqës i GP për transferim të kompetencave dhe përgjegjësive nga MSHP tek MPB – Dhjetor 06
  • Udhëheqës i Komiteti Drejtues të CBF/UNDP – Nen 07
  • Përfaqësues dhe Koordinator i Qeverise me Kuvendin e Kosovës – Shku 07
  • Anëtar i panelit ‘ad hoc’ për identifikimin dhe rekomandimin e kandidatëve potencial për: Komisionin për Hulumtime te aksidenteve dhe incidenteve aeronautike: – Tet 08
  • Kryetar i Komisionit për Privatizimin e Ndërmarrjeve Publike – Tet 08
  • Anëtar i Komisionit për emërime të larta dhe disiplinë në Policinë e Kosovës – Tet 08
  • Kryesues i Bordit të Sekretarëve permanent të Qeverisë – Maj 05
  • Kryetar i Komitetit Drejtues të PAI/ DFID – Maj 05
  • Anëtar i Komitetit drejtues për zhvillimin e Kapaciteteve – Maj 05
  • Anëtar i Këshillit Drejtues i Arkivit të Kosovës – Maj 06
  • Anëtar i Komisionit Ndërministror për Reformën në Administratën Publike të Kosovës  – Maj 08
  • Anëtar i Grupit Punues për koordinimin e punës për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Reformën e Administratës Publike.  – Aktuale