1. Zyra e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (ZKBR) vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit nën udhëheqjen e Këshilltarit politik të emëruar nga Kryeministri, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e Zyrës dhe ekzekutimin e kompetencave të saj dhe i cili do të jetë njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për bashkëpunim rajonal në kuadër të vendeve të Evropës Juglindore.
2. ZKPR ka këto përgjegjësi:
2.1. Të përfaqësojë Republikën e Kosovës si Koordinator Kombëtar për iniciativat për bashkëpunim rajonal në kuadër të vendeve të EJL;
2.2. Të koordinojë aktivitetet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal direkt me Sekretariatin në Sarajevë (këtej e tutje – KBR);
2.3. Të koordinojë aktivitetet e bashkëpunimit rajonal me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera;
2.4. Të monitorojë aktivitetet, pjesëmarrjen në nismat rajonale brenda KBR;
2.5. Të identifikojë dhe analizojë rastet dhe arsyet e përfaqësuesve të cilët nuk marrin pjesë në kuadër të KBR;
2.6. Për të përgatitur raporte tremujore dhe vjetore në bazë të planit të punës së KBR;
2.7. Për të përgatitur të dhënat në lidhje me bashkëpunimin rajonal për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian;
2.8. Të përgatisë raporte bazuar në prioritetet në kuadër të Planit të Veprimit të Partneritetit të Evropës;
2.9. Në bashkëpunim me autoritete të tjera kombëtare të përgatisë qëndrimin e Kosovës për pjesëmarrje në nismat rajonale të bashkëpunimit;
2.10. Të marrë pjesë në grupet punuese, takime rajonale, konsultime të ekspertëve dhe aktivitete të tjera të përshtatshme për të shprehur qëndrimin e Kosovës në lidhje me bashkëpunimin rajonal;
2.11. Të sigurojë gjithë informacionin e nevojshëm dhe të përgatisë bazën e të dhënave në lidhje me bashkëpunimin rajonal;
2.12. Të vlerësojë zbatimin e strategjisë së bashkëpunimit rajonal.
3. Detyrat dhe përgjegjësitë e KBR janë si më poshtë:
3.1. Të përfaqësojë Republikën e Kosovës nga Koordinator Kombëtar në mbledhjet e Bordit (bazuar në Statutin) të KBR;
3.2. Të koordinojë aktivitetet në kuadër të KBR direkt me Sekretariatin në Sarajevë;
3.3. Të koordinojë aktivitetet me ministritë e linjës, përmes pikave të kontakteve në kuadër të ministrive të linjës;
3.4. Të monitorojë aktivitetet e bashkëpunimit rajonal, të marrë pjesë në nismat rajonale nën ombrellën e KBR (bashkërenduar dhe lehtësuar nëpërmjet së KBPR) dhe raste të tjera specifike;
3.5. Të fillojë procedurën dhe të sigurojë zbatimin e vendimit për kontributin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në KBR;
3.6. Të raportojë në baza tremujore dhe vjetore në Qeverinë e Republikës së Kosovës;
3.7. Të koordinojë dhe të përgatisë inputet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian brenda ministrive të tjera përkatëse në lidhje me bashkëpunimin rajonal;
3.8. Të koordinojë zhvillimin e dokumenteve strategjike të hartuara nga strukturat e tjera;
3.9. Të sigurojë se dokumentet e planifikimit strategjike janë në përputhje me politikat qeveritare të Kosovës;
3.10. Të ndihmojë në krijimin e një sistemi ndër-ministror në mënyrë që të ketë një koordinim në mes të procesit të zhvillimit të politikave;
3.11. Për të bashkëpunuar me Zyrën e Komunikimit me Publikun / ZKM në lidhje me çështjet e komunikimit dhe informacionit në lidhje me bashkëpunimin rajonal brenda KBR;
3.12. Për të kryer ndonjë veprim tjetër, siç kërkohet nga ana e Kryeministrit dhe Zëvendës Kryeministrit në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit Kombëtar;
3.13. Për të kryer detyra të tjera në përputhje me politikat dhe prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.
4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal është 3 (tre) nëpunës civilë, si në vijim:
4.1. Udhëheqës i Zyrës së Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, dhe
4.2. Dy (2) Zyrtarë të lartë ndërlidhës me ministri.