1. Zyra për Qeverisje të Mirë, të drejtat e njeriut, mundësi të barabarta dhe kundër diskriminim (Zyra për Qeverisje të Mirë) ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
1.1. Ofron këshilla për Kryeministrin dhe njësitë përkatëse të ZKM-së, në sferat e qeverisjes së mirë, të të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
1.2. Mbikëqyrë dhe këshillon Ministritë në sferat e qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
1.3. Harton politika në sferën e qeverisjes së mirë, në sferën e të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;
1.4. Shqyrton politikat e veprimit, projekt – legjislacionin e përgatitur nga organet qeveritare në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë në bashkëpunim me Zyrën Ligjore dhe këshillon e i jep rekomandime Kryeministrit dhe ministrive përkatëse në përputhje me rrethanat;
1.5. Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave të komunikimit me publikun dhe të projekteve të tjera promovuese për të nxitur vetëdijesimin e popullatës mbi standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, transparencës, etikës dhe llogaridhënies në administratën publike, qeverisjen e mirë, mundësitë e barabarta, kundër diskriminimi dhe parimet tjera të qeverisjes demokratike;
1.6. Konsultohet me përfaqësuesit e grupet e ndryshme të interesit dhe sipas nevojës krijon organe këshillëdhënëse për shqyrtimin e qeverisjes së mirë, për të drejtat e njeriut, për mundësitë e barabarta dhe çështjet kundër diskriminim;
1.7. Koordinon procesin e hartimit të politikave për përfshirje të shoqërisë civile në politikbërje dhe vendimmarrje, dhe përkrah bashkëpunimin qeveri – shoqëri civile;
1.8. Koordinon procesin e krijimit të sistemit të mbikëqyrjes dhe të raportimit për përfshirje të shoqërisë civile;
1.9.Siguron fuqizimin e bashkëpunimit, parteritetit, bashkërendimit të veprimeve dhe gjithpërfshirjes ndërmjet institucioneve të qeverisë dhe shoqërisë civile, me qëllim të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në të mirë të qytetarëve;
1.10. Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së nëpunësve civilë dhe publikut për qytetari aktive dhe demokraci pjesëmarrëse;
1.11. Monitorimi i hartimit dhe zbatimit të dokumenteve Strategjike kundër korrupsion, përcjellja e aktivitetet kundër mashtrimit dhe korrupsionit në Degën e ekzekutivit, si dhe vetëdijesimin i nëpunësve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;
1.12. Zyra për Qeverisje të Mirë shërben si Sekretariat dhe Njësi koordinuese për trupa dhe mekanizma të ndryshëm Qeveritar, dhe shërben si Sekretariat i disa këshillave dhe komiteteve nacionale në fushën e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë.
2. Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së dhe Kryeministri.
3. Numri i të punësuarve në Zyrën për Qeverisje të Mirë është 8 (tetë) nëpunës civilë si në vijim:
3.1. Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë;
3.2. Koordinatori i Zyrës për Qeverisje të Mirë ;
3.3. Zyrtar i lartë për të drejta të fëmijëve;
3.4. Zyrtar i lartë për Qeverisje të Mirë;
3.5. Zyrtar i lartë për mundësi të barabarta dhe aftësi të kufizuara;
3.6. Zyrtar i lartë për mundësi të barabarta dhe minoritete;
3.7. Zyrtar i lartë për antidiskriminim;
3.8. Asistent Administrativ.
http://zqm.rks-gov.net/